Rusia zgjat me 3 muaj paraburgimin e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich

schedule15:14 - 26 Mars, 2024

schedule 15:14 - 26 Mars, 2024

Rusia ka zgjatur me tre muaj paraburgimin e gazetarit amerikan Evan Gershkovich. Gjykata e qytetit të Moskës urdhëroi të martën që gazetari 32-vjeçar i “Wall Street Journal” të qëndrojë pas hekurave deri më 30 qershor, ndërsa ai pret gjykimin.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e kritikoi vendimin duke thënë se Rusia po përdor qytetarët amerikanë si pengje për të arritur qëllimet e veta politike.

Gershkovich dhe WSJ kanë mohuar vazhdimisht akuzat që nga arrestimi i tij në mars 2023 ndërsa ishte në detyrë në qytetin Urals të Yekaterinburg.

Ambasadorja e SHBA në Rusi, Lynne Tracy mori pjesë në seancën gjyqësore dhe përsëriti se çështja e ngritur ndaj Evan është tërësisht e pa faktuar. Diplomatja pohoi se nuk ka “asnjë justifikim për ndalimin e vazhdueshëm të Evan dhe asnjë shpjegim se pse puna e tij përbënte një krim”.

Madje ajo ka krahasuar këtë çështje me një tjetër rast.

“Ka të bëjë me përdorimin e qytetarëve amerikanë si pengje për të arritur qëllime politike, siç po bën edhe Kremlini në rastin e Paul Ëhela, shtoi ambasadorja.

Uashingtoni është zotuar të bëjë “çfarëdo që duhet” për të sjellë në shtëpi Gershkovich dhe ish-marinsin Paul Ehelan, i cili u dënua në vitin 2020 me akuza për spiunazh me 16 vjet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!