Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në jug të Ukrainës.
Lajmi konfirmohet nga guvernatori i rajonit të Mykolaiv, i cili përmes një postimi në platformën Telegram shkruan se “një person ka vdekur dhe katër janë plagosur. Tre nga të plagosurit janë gra”.
Që prej 24 shkurtit të vitit 2022, Rusia vijon sulmet e saj në të gjithë territorin ukrainas, duke vrarë kështu mijëra civilë. /abcnews.al