Read More…

"/>

Rusia vendos veton

schedule21:11 - 24 Tetor, 2017

schedule 21:11 - 24 Tetor, 2017

Rusia ka dalë në mbrojtje të regjimit sirian të presidentit Bashar Al Assad dhe ka bllokuar vazhdimin e hetimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike në Siri. Kjo është hera e tetë që Moska përdor veton për të mbrojtur Assadin në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Rusia vuri veton ndaj draft-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rinovimin e mekanizmit të përbashkët të hetimit të Kombeve të Bashkuara dhe Opac mbi sulmet me armë kimike në Siri. Dokumenti I përpiluar nga Shtetet e Bashkuara ka marrë aprovimin e 11 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 2 vota abstenim mes të cilëve Kina dhe dy kundër ku përfshihet dhe vetoja e Moskës.
Mandati I ekipit të ekspertëve përfundon me 18 nëntor dhe Shtetet e bashkuara kërkon rinovimin e tij dhe për një vit tjetër. Ndërsa Rusia kërkoi shtyerjen e votimit për në 7 nëntor.
Kjo është hera e 8 që Moska përdor fuqinë e saj për veto në Këshillin e Sigurimit në OKB për të bllokuar veprime kundër aleatit të saj Sirisë. Vendimi I Rusisë arsyetohet me qëndrimin se puna e ekipit të ekspertëve që heton sulmet kimike në Siri nuk ishte e saktë. Sipas raportit të investigimit, ushtria e presidentit Bashar Al Assad është fajtore për sulmin në Khan Shikun ku humbën jetën mbi 90 persona për shkak të përdoririmit të armëve kimike. Nga ana tjetër regjimi sirian ka mohuar të ketë kryer sulmin.