Rusia vendos raketa në ishujt që pretendohen nga Japonia

schedule10:57 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 10:57 - 2 Dhjetor, 2020

Ushtria ruse së fundmi ka njoftuar për vendosjen e raketave të mbrojtjes ajrore në Ishujt Kurile mbi të cilat ka pretendime Japonia. Sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore S-300V4 janë vendosur në gatishmëri luftarake në Ishujt Kurile, përveç sistemeve të raketave me rreze më të shkurtër Tor M2 të vendosura atje më herët, tha Qarku Ushtarak Lindor i Rusisë përmes një deklarate.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore ishin vendosur në Iturup, një nga katër ishujt jugorë të Kurileve. Rusia ka vazhduar të ndërtojë forcat e saj në ishujt, duke përfshirë stacionimin e avionëve luftarakë të përparuar dhe raketave anti-anije.

Bashkimi Sovjetik okupoi rajonin nga Japonia në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Japonia vazhdon të pretendojë të drejtat territoriale në ishujt, të cilat i quan Territoret Veriore. Mosmarrëveshja ka penguar Rusinë dhe Japoninë të nënshkruajnë një traktat paqeje që i jep fund zyrtarisht luftës. Dekada përpjekjesh diplomatike për të negociuar një zgjidhje nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Tokio është shumë e ndjeshme ndaj lëvizjeve ushtarake nga Moska në zinxhirin strategjik të rëndësishëm të ishujve që shtrihen në verilindje nga Hokkaido i Japonisë në rajonin Kamchatka të Lindjes së Largët Ruse.

Menjëherë pas marrjes së detyrës në shtator, kryeministri i japonez, Yoshihide Suga diskutoi për mosmarrëveshjen territoriale përmes një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, shtyu zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjatë gati tetë viteve të tij në pushtet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!