Rusia vazhdon hakmarrjen diplomatike, dëbon 10 ambasdorë bullgarë

schedule16:23 - 18 Prill, 2022

schedule 16:23 - 18 Prill, 2022

Rusia i është kundërpërgjigjur Bullgarisë, e cila dëboi në muajin mars 10 ambasadorë rusë.

Moska është duke dëbuar punonjësit e ambasadës bullgare, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, shkruan CNN.

Lexo edhe: Komandanti ukrainas letër të hapur Papa Françeskut: Lutjet nuk mjaftojnë, Mariupoli si “ferri mbi tokë”

“Atanas Krastin, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Federatën Ruse, u ftua në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dorëzua një letër nga Ministria që shpallë punonjësit e Ambasadës Bullgare në Moskë si “persona non grata,” thuhet në deklaratë.

Ministria vuri në dukje se kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të Bullgarisë të marrë në mars për të shpallur 10 diplomatë të ambasadës ruse në Sofje si “persona non grata”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!