Kompania shtetërore e gazit e Ukrainës Naftogaz tha sot se Rusia është urdhëruar nga një gjykatë me bazë në Hagë të paguajë 5 miliardë dollarë kompensim për shfrytëzimin e paligjshëm të aseteve të saj në Krimenë e aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Drejtori ekzekutiv i Naftogaz, Oleksiy Chernysov, e quajti vendimin e marrë dje të mërkurën nga gjykata, një fitore të rëndësishme dhe tha se ai pret vendime të tjera të favorshme për Ukrainën.
“Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të penguar drejtësinë, Gjykata urdhëroi Rusinë të kompensojë Naftogaz për humbjet prej 5 miliardë dollarësh”, tha Naftogaz.
“Rusia tani duhet të pajtohet me këtë vendim në përputhje me detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar”, tha ai në një deklaratë.
Rusia, e cila nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, pushtoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, duke shkaktuar një valë sanksionesh nga qeveritë perëndimore.
/abcnews.al