Rusia ultimatum Ukrainës për bisedime në Bjellorusi: Nëse refuzon, s’mbajmë përgjegjësi për gjakderdhje

schedule13:00 - 27 Shkurt, 2022

schedule 13:00 - 27 Shkurt, 2022

Rusia u ka dhënë zyrtarëve ukrainas një afat kohor deri në orën 15:00 të dielën për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në Bjellorusi, raporton CNN.

Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i presidentit Vladimir Putin, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se do të qëndrojnë do të presië për përgjigje deri në orën 15:00, ora lokale.

Lexo edhe: VIDEO/ Rusia nuk kalon! Mijëra ukrainas në radhë për armë kundër ushtrisë së Putinit

“Nëse bisedimet refuzohen, pala ukrainase do të mbajë të gjithë përgjegjësinë për gjakderdhjen,” tha Medinsky.
“Do qëndrojmë këtu deri në orën 15:00 duke pritur një përgjigje nga pala ukrainase.”

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por hodhi poshtë propozimin e tyre për një takim në Bjellorusi siç propozoi Rusia.

Bjellorusia është aleat i Rusisë dhe ka luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës.
Zelensky iu drejtua drejtpërdrejt Bjellorusisë në një fjalim të dielën, duke thënë se “veprimet agresive” nga territori bjellorusi nënkuptonin se nuk ishte e mundur të mbaheshin bisedime në vend.

Ndërkohë, Ukraina tha se ka sulmuar një raketë të lëshuar në drejtim të Kievit nga territori bjellorus.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha të enjten se Zelensky mbeti “një objektiv kryesor për agresionin rus”, ndërsa vetë Zelensky tha, “armiku më shënoi si objektivin nr. 1”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!