Kapiten Artur Meçollari dhe profesor Enri Hide, të ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, komentuan pushtimin rus të Ukrainës. I pyetur se cilat ishin gabimet që bëri Putin në këtë luftë, Meçollari theksoi se Putin nënvlerësoi NATO-n, unitetin e popullit ukrainas si dhe mbivlerësoi kapacitetet e saj ushtarake.
“Putin bëri tre gabime kryesore. E para nënvlerësoi unitetin e aleancës perëndimore përpara se të fillonte sulmi, kjo sepse kishte punuar 10 vjet për ta përçarë. E dyta, nënvlerësoi unitetin dhe moralin e popullit ukrainas dhe e treta mbivlerësoi kapacitetet luftarake të ushtrisë perandorake ruse”, tha Meçollari .
Ndërkohë, sipas Hides, një ndër gabimet më të mëdha të Putinit ishte mbivlerësimi që kishte për të fituar luftën.
“Mendoj se Putini bëri disa gabime që normalisht e kthyen Rusinë shumë vite pas, në momentet e fundit të luftës së ftohtë, ku ushtria dukej se po shpërbëhej dhe se Perëndimi po dominonte. Në fakt nuk ishte vetëm Rusia që bëri gabime por edhe Putini. E mbivlerësoi dhe nuk qe i saktë në vlerësimin e atyre njerëzve që e rrethonin. U informua në mënyrë të gabuar nga gjeneralët e tij dhe jo më këto i ka ndryshuan ata disa herë.”, tha Hide. /abcnews.al