Rusia u konfiskon pasaportat zyrtarëve të lartë për të mos “ikur” jashtë vendit

schedule10:32 - 3 Prill, 2023

schedule 10:32 - 3 Prill, 2023

Një praktikë e stilit sovjetik po përdoret nga shërbimet e sigurisë ruse duke u konfiskuar pasaportat e zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të kompanive shtetërore për të mos i lejuar ata të dalin jashtë vendit.

Me pushtimin rus të Ukrainës, zyrtarët e sigurisë kanë shtrënguar kërkesat e udhëtimit, duke kërkuar nga disa figura të njohura dhe ish-zyrtarë të dorëzojnë dokumentet e udhëtimit.

Presioni i shtuar pasqyron dyshimin e thellë nga Kremlini dhe FSB, agjencia pasardhëse e KGB-së, për besnikërinë e elitës politike të Rusisë, shumë prej të cilëve privatisht kundërshtojnë luftën në Ukrainë.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit, konfirmoi se Rusia kishte forcuar kufizimet për disa persona tashmë.

Që nga periudha sovjetike, zyrtarëve rusë me akses në sekretet shtetërore të nivelit të mesëm u është kërkuar të lënë pasaportat e tyre në një kasafortë që menaxhohet nga një “agjenci speciale”. Por shërbimet ruse të sigurisë rrallë i zbatuan rregullat, sipas ish-zyrtarëve dhe drejtuesve.

Kjo ndryshoi pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014, kur shërbimet e sigurisë filluan të paralajmërojnë kundër udhëtimeve në vende të tilla si SHBA ose Britania e Madhe.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës vitin e kaluar, kufizimet u zbatuan  më shumë dhe shumë  vareshin nga oficerët individualë të sigurisë në institucionet shtetërore.

“Shërbimet e sigurisë ruse kanë pothuajse liri të plotë për të interpretuar rregullat sipas rishikimeve të ligjeve për sekretet shtetërore, spiunazhin dhe tradhtinë,” tha një ish-zyrtar i cili dha dorëheqjen nga banka qendrore pas hakimit vitin e kaluar dhe tani është një anëtar vizitor në Këshillin Gjerman të Marrëdhënieve me Jashtë.

Në shkurt, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit famëkeq Wagner, bëri thirrje për ndalimin e plotë të udhëtimeve jashtë vendit për zyrtarët, si dhe përgjegjësinë për “sjelljen imorale të të afërmve të tyre, shfaqjen e dukshme të pasurisë dhe abuzimin me mallrat luksoze.”

/abcnews.al