Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve në bazë të dekretit për të shërbyer në Ukrainë

schedule15:56 - 4 Nëntor, 2024

schedule 15:56 - 4 Nëntor, 2024

Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit të këtij viti, në bazë të një dekreti të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, i cili lejon lëshimin e pasaportave për pjesëmarrësit në pushtimin e Ukrainës dhe për anëtarët e familjeve të tyre.

Irina Volk, përfaqësuese zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Rusisë, i bëri të ditura këto shifra më 4 nëntor.

Nuk është e qartë nëse këto shifra përfshijnë vetëm pasaportat e lëshuara për personelin ushtarak, apo edhe për familjarët e tyre.

Dekreti lejon shtetësinë për personelin ushtarak që nënshkruajnë kontratë njëvjeçare me Ushtrinë Ruse, apo me formacionet ushtarake proruse që luftojnë në Ukrainë.

Njëkohësisht, Rusia ka zbatuar ligje që mundësojnë heqjen e shtetësisë qytetarëve të neutralizuar që nuk pranojnë të regjistrohen për shërbim në ushtri.

Volk ka thënë më herët se 1.117 rusë të neutralizuar e kanë humbur shtetësinë në tetë muajt e parë të vitit 2024.

Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme filloi zbatimin me forcë të ligjit, duke e rritur numrin e heqjes së shtetësisë./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!