Rusia thotë se e ka penguar sulmin me dronë në Krime

schedule12:03 - 7 Maj, 2023

schedule 12:03 - 7 Maj, 2023

Autoritetet ruse në Krimenë e aneksuar, kanë thënë se e kanë zmbrapsur një sulm ukrainas me dron, në qytetin e Sevastopolit.

Krimeja është gadishull ukrainas, që është aneksuar nga Rusia më 2014.

Ky është vetëm një prej sulmeve të supozuara ukrainase me dronë, dhe tentimeve të sabotazhit, para festimeve të 9 majit.

Në këtë ditë, Rusia shënon fitoren e forcave sovjetike ndaj nazistëve, në Luftën e Dytë Botërore.

Në Sevastopol, ku gjendet flota ruse, guvernatori Mikhail Razvozhayev, ka thënë se përgjatë natës janë nisur shumë sulme me dronë.

“Mbrojtja kundër-ajrore dhe njësitet për mbrojtje, kanë zmbrapsur një sulm të ri”, në qytet, ka thënë ai të dielën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!