Rusia tha se ka testuar me sukses një raketë balistike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore. Testimi i raketës “Bulava”, i pari në vitin e fundit, vjen pasi Rusia ka ashpërsuar retorikën e saj bërthamore, prej kur e ka revokuar ratifikimin e një traktati që ndalon testimet bërthamore.
“Nëndetësja e re, me raketa strategjike dhe kapacitet bërthamor, e ka lansuar me sukses raketën balistike interkontinentale Bulava”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.
Autoritetet ruse kanë thënë se e kanë nisur raketën nënujore prej një lokacioni të panjohur në Detin e Bardhë, drejt një shënjestre mijëra kilometra larg në Gadishullin Kamçatka.
/abcnews.al