Rusia teston fuqinë e saj bërthamore, nis sulmet nga toka, deti dhe ajri

schedule12:23 - 26 Tetor, 2023

schedule 12:23 - 26 Tetor, 2023

Rusia ka testuar fuqinë e saj bërthamore ndërmjet sulmeve të kryera nga toka, deti dhe ajri, sipas Kremlinit duke theksuar se testimet do të vazhdojnë.

Stërvitja përfshinte lëshimin provë të raketës ndërkontinentale Yars nga toka, lundrimin e një  nëndetësje berthamore si dhe fluturimin e aeroplaneve bombardues me rreze të gjatë veprimi.

Kjo lëvizje e Moskës vjen pasi parlamenti rus mbështetin tërheqjen nga ratifikimi i një traktati global që ndalon të gjitha testimet bërthamore.

Ky traktat gjithperfshirës për ndalim të testimeve bërthamore është nënshkruar nga 187 vende dhe edhe ratifikuar nge 178 prej tyre, megjithate nuk mund të hyj në fuqi derisa Kina, Egjipti, Izraeli, Irani, Koreja e Veriutm India , Pakistani dhe SHBA ta nënshkrojnë dhe ratifikojnë.

Ekspertet ushtarak përëndimorë e kanë cilësuar këtë lëvizje të Moskës, si një kërcënim që synon të ngjallë frikë pas përplasjeve të fundit me Perëndimin, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

SHBA ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që tregon se Kremlini po planifikon të përdorë armët bërthamore për të sulmuar Ukrainën ose ndonjë vend tjetër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!