Rusia tërhiqet nga marrëveshja e Detit të Zi, rriten çmimet e drithërave

schedule12:43 - 20 Korrik, 2023

schedule 12:43 - 20 Korrik, 2023

Çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë drastike në tregjet globale pasi Rusia njoftoi tërheqjen nga marrëveshja e grurit.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që siguronte kalimin e sigurt të anijeve të ngarkuara me grurë në Detin e Zi. Dhe, tashmë, Rusia ka paralajmëruar se anijet me drithë do të konsiderohen si objektiva të mundshëm ushtarake.

Në tre netët e fundit, Rusia ka bombarduar godinat në të cilat Ukraina ruan grurin në Odesa dhe në qytete të tjera. Çmimet e grurit në bursat europiane u rritën me 8.2% të mërkurën nga një ditë më parë duke shkuar në 253.75 dollarë për ton.

Ndërsa, çmimi i misrit u rrit me 5.4%. Më herët presidenti Vladimir Putin deklaroi se do t’i kthehej menjëherë në marrëveshjes ndërkombëtare të grurit nëse kërkesat e tij plotësoheshin.

Ato përfshijnë heqjen e sanksioneve mbi shitjet e grurit dhe plehrave ruse dhe rilidhjen e bankës bujqësore të Rusisë me një sistem global pagese.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!