Rusia tërhiqet nga Këshilli i Europës

schedule19:15 - 15 Mars, 2022

schedule 19:15 - 15 Mars, 2022

Rusia do të tërhiqet nga Këshilli i Europës, mbikëqyrësi i të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg, Francë, që nga 15 marsi, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të martën.

Këshilli i Evropës, qëllimi i të cilit është të mbrojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe është i ndarë nga Bashkimi Evropian, pezulloi Rusinë më 25 shkurt, një ditë pasi ajo pushtoi Ukrainën.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse vuri në dukje këtë pezullim në arsyetimin e saj dhe pretendonte se anëtarët e NATO-s dhe BE-së po e kthejnë Këshillin e Evropës “në një instrument të politikës anti-ruse”.

Më 15 mars, Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriç, iu dha një njoftim për tërheqjen, shtohet në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!