Rusia po punon për ndërtimin e stacionit të saj hapësinor dhe organizimin e misioneve në Hënë si dhe nisjen e prodhimit serik të anijeve kozmike, deklaroi sot kreu i agjencisë hapësinore të vendit Roscosmos, Yury Borisov.
Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve TASS në Ditën e Kosmonautikës, e cila shënon fluturimin e parë hapësinor të ekuipazhit me njerëz më 12 prill të vitit 1961 nga kosmonauti rus Yuri Gagarin, kreu i Roscosmos, Borisov tha se ndërtimi i Stacionit të Shërbimit Orbital Rus dhe organizimi i misioneve në Hënë janë prioritetet kryesore në eksplorimin e hapësirës.
“Rusia vazhdon zhvillimin e një anijeje të re kozmike me ekuipazh njerëzor nga Oryol (Shqiponja) dhe nisjen e prodhimit serik të avionëve hapësinorë”, shtoi ai.
I pyetur për turizmin hapësinor, zyrtari tha se janë duke u zhvilluar bisedime me përfaqësues të një numri vendesh të huaja që duan të udhëtojnë në hapësirën e jashtme.
“Negociatat janë në faza të ndryshme. Për rezultatet do të mësoni pas arritjes së marrëveshjeve dhe lidhjes së kontratave”, tha Borisov.