Rusia sulmon Ukrainën lindore, tre të vdekur dhe 12 të plagosur

schedule09:12 - 14 Shkurt, 2024

schedule 09:12 - 14 Shkurt, 2024

Tre persona u vranë dhe një duzinë të tjerë u plagosën mbremjen e djeshme si pasojë e bombardimeve ruse të Selindove, pranë Donetsk, në Ukrainën lindore.

Mes të vdekurve është një fëmijë, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Rreth njëqind pacientë të një spitali të dëmtuar u dërguan me urgjencë në objektet e tjera shëndetësore në Pokrovsk dhe Mirnokhrad. Selindove, i cili kishte rreth 21,000 banorë para luftës, ka një distancë relativisht të shkurtër nga qyteti i madh lindor i Ukrainës, Donetsk, të cilin separatistët pro-rusë e morën nën kontroll në vitin 2014.

Përveç kësaj, dy drone ukrainas u kapën gjatë natës nga mbrojtja ajrore ruse në hapësirën ajrore të rajonit të Belgorod të Rusisë, afër kufirit me Ukrainën, një tjetër mbi Varonezh dhe gjashtë mbi Detin e Zi, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!