Rusia sulmon me raketa Dnipron, 4 të vdekur dhe 27 të plagosur

schedule12:10 - 3 Korrik, 2024

schedule 12:10 - 3 Korrik, 2024

Një sulm rus me raketa dhe dron në qytetin ukrainas Dnipro ka vrarë të paktën katër persona dhe ka plagosur 27 të tjerë. Sipas informacioneve, një vajzë 14-vjeçare ishte në mesin e të plagosurve, ndërsa sulmi kishte shkaktuar disa zjarre në qytet.

Ndërkohë 11 persona janë shtruar në spital, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.  Kryetari i bashkisë së Dnipro, Borys Filatov, shpalli një ditë zie për të enjten.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës në muajt e fundit ndërsa forcat e saj janë përpjekur të avancojnë. Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët edhe pse ka vrarë mijëra prej tyre që nga fillimi i luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!