Permes nje sulmi masiv gjate nates mbi disa qytete te Ukraines Rusia zbeh shpresat për bisedime dhe arritjen e një marrëveshje paqeje. Të paktën 805 dronë dhe 13 raketa u lëshuan në 18 qytete, përfshirë Kievin, Kharkivin, Dnipro dhe rajonin e Zaporizhias. 4 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Per here te pare në shënjestër të sulmeve ishte edhe ndërtesa e Këshillit të Ministrave në Kiev. Kryeministrja ukrainase tha se katet e sipërme të godinës ishin dëmtuar, ndërsa nga pamjet shihej tym. Ajo apeloi për reagim më të ashpër ndërkombëtar, me sanksione ndaj naftës dhe gazit rus, si dhe kërkoi armë për Kievin.
Në Odessa, dronët goditën infrastrukturën civile dhe ndërtesat e banimit, deklaroi guvernatori Oleh Kiper, duke shkaktuar disa zjarre.
Në Zaporizhia, u godit një ndërtesë punishteje në zonën industriale të qytetit, ku sulmi la viktima dhe te plagosur. Në orët e mëngjesit, alarmet për sulmet ajrore u aktivizuan sërish në të gjitha rajonet e vendit, pas një sulmi të ri me raketa.
Nga ana tjetër, teksa vazhdon sulmet, Rusia pranon se dialogu është i vështirë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha gjatë një interviste se të gjitha kontaktet ndërkombëtare të Putin mbështesin dialogun me Trump, dhe përpjekjet për paqe në Ukrainë.
/ abcnews.al /

