Rusia sulmon me dronë Kievin dhe Mykolaiv

schedule09:16 - 11 Shkurt, 2024

schedule 09:16 - 11 Shkurt, 2024

Rusia sulmoi me dronë gjatë natës Kievin dhe Ukrainën jugore, duke plagosur të paktën një person dhe duke dëmtuar një tubacion gazi dhe shtëpi në Mykolaiv.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë në një postim në Telegram se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 40 nga 45 dronët Shahed të lëshuar nga Rusia gjatë natës.

“Alarmi për sulm ajror në kryeqytet zgjati pothuajse dy orë,” tha Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.

Sipas raportimeve të para, nuk ka pasur të lënduar apo dëme në kryeqytet dhe afër tij.

Komanda ushtarake jugore e Ukrainës raportoi në Telegram se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 26 dronë Shahed të nisur nga Rusia mbi rajone të ndryshme jugore, kryesisht në Mykolayiv pranë Detit të Zi.

Të paktën një civil u plagos në sulmin në Ukrainën jugore, tha ushtria. Në Mykolaiv, ndërtesat e banimit dhe një tubacion gazi u dëmtuan nga mbetjet e një droni dhe nga vala goditëse e shpërthimit, sipas komandës ushtarake.

Katër dronë u rrëzuan mbi portin e Odesës në Detin e Zi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!