Rusia shpall armëpushim në Mariupol, lejon evakuimin e civilëve

schedule08:02 - 31 Mars, 2022

schedule 08:02 - 31 Mars, 2022

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, njoftoi sot për një armëpushim lokal në Mariupol, për të lejuar evakuimin e civilëve nga qyteti port i rrethuar nga ushtria në Ukrainë.

Autoritete zyrtare njoftojnë se pritet të hapet një korridor humanitar nga Mariupol në Zaporizhzhia, nëpërmjet portit të kontrolluar nga Rusia në Berdiansk, nga ora 10:00 (07:00 GMT_.

“Që operacioni humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së“, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse, raporton Skynews./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!