Rusia ka shpallur armëpushim në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas skynews.
Evakuimi i civilëve do të fillojë në orën 11:00. Rreth 1000 civilë janë bllokuar në fabrikë, së bashku me forcat e fundit ushtarake të qytetit. Sipas burimeve, disa persona janë strehuar në bunkerë nëntokësorë që nga fundi i shkurtit dhe nuk kanë dalë prej disa javësh tashmë.
Javën e kaluar, Rusia tha se trupat ukrainase mund të largoheshin nëse do të dorëzoheshin por asnjë nga ushtarët nuk pranoi ofertën.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtarët që të bllokojnë fabrikën.
/abcnews.al