Rusia rrit numrin e rezervave në ushtri, inteligjenca ukrainase: Duan të mbulojnë humbjet

schedule08:00 - 29 Gusht, 2022

schedule 08:00 - 29 Gusht, 2022

Rusia po rrit rezervat e mobilizimit dhe planifikon të mobilizojë rreth 90,000 personel ushtarak, sipas inteligjencës ukrainase.

Përfaqësuesi i drejtorisë kryesore të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Vadym Skibitsky, tha në një deklaratë të dielën se rekrutimet po bëhen për të mbuluar humbjet, raporton The Guardian.

“Në të njëjtën kohë, përdoren qasje të ndryshme: të ashtuquajturat batalione vullnetare dhe batalione rezervë, batalione të të ashtuquajturës “rezervë e ushtrisë luftarake të vendit” (BARS), të cilat tani po i rekrutojnë në çdo qark ushtarak për të plotësojnë humbjet, rrisin përpjekjet e tyre dhe shtojnë numrin e grupit që mund të përdoret kundër shtetit tonë”, tha ai.

Sipas Skibitsky, Rusia ka probleme të konsiderueshme në pajisjen e forcave të saj të armatosura.

“A do të ndihmojë mobilizimi i më shumë njerëzve në Federatën Ruse? Ndoshta jo, në fund të fundit. Sepse morali i personelit ushtarak, teksa kryejnë operacione luftarake, ulet së pari. Së dyti, ka gjithnjë e më pak të gatshëm për të hyrë në radhët e Bashkimit Sovjetik mbi baza vullnetare. Përveç kësaj, ka filluar paniku në mesin e popullatës së qyteteve të mëdha, sepse askush nuk dëshiron thjesht të shkojë për të shërbyer në forcat e armatosura, e aq më pak të shkojë në luftë”, shtoi Skibitsky. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!