Rusia regjistron një tjetër rekord rastesh ditore me Covid-19

schedule18:10 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 18:10 - 5 Dhjetor, 2020

Rusia ka konfirmuar 28,782 raste të reja me Covid-19 të shtunën, numri më i lartë i të infektuarve që ka raportuar ndonjëherë në një ditë të vetme, sipas të dhënave nga qendra e reagimit ndaj koronavirusit të vendit.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Rusi deri më 5 dhjetor është 2,431,731. Vendi raportoi po ashtu edhe 508 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 42,684.

Metodat e numërimit të viktimave Covid që përdor Rusia janë vënë në dyshim nga vëzhguesit dhe demografët e pavarur. Ndërsa, sa i përket vaksinës së zhvilluar nga shkencëtarët rusë, ende nuk ka përfunduar Fazën 3 të testeve në njerëz.

“Vaksinimi civil ka filluar në 70 pika në Moskë sot. Ne punojmë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite, shtatë ditë në javë,” i tha CNN Dr. Kuzenkova Nikolaevna, mjekje në një spital të Moskës. s.b/abcnews.al/