Rusia publikon pamjet sekrete të shpërthimit bërthamor, 3,333 herë më i fuqishëm se Hiroshima

schedule08:20 - 27 Gusht, 2020

schedule 08:20 - 27 Gusht, 2020

Rusia ka publikuar pamjet të kategorizuara si sekrete, të shpërthimit më të madh bërthamor që ka ndodhur ndonjëherë, të shkaktuara nga “Tsar Bomba” mbi detin Baren në  vitin 1961.

Fotografët sovjetikë u përpoqën të kapnin shpërthimin eshkaktuar nga bomba termo-bërthamore 50 megaton, e cila shpërtheu me forcën e 50 milion ton eksplozivëve konvencionale, ose e thënë ndryshe ishte 3,333 herë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës, shkruan abcnews.al.

Kamerat ishin pozicionuar qindra milje larg shpërthimit, në dritë të ulët, të përshtatura që ndezja i bombës të mos i verbonte.

Pamjet, të cilat janë mbajtur të fshehta nga Kremlin për gati gjashtë dekada, u publikuan në 20 gusht nga Rosatom, agjencia bërthamore shtetërore ruse, për të festuar 75 vjetorin e themelimit të agjencisë.

Tsar Bomba, e emëruar zyrtarisht RDS-220 nga ushtria ruse, ishte bomba më e madhe bërthamore e krijuar ndonjëherë, dhe u zhvillua në kulmin e Luftës së Ftohtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!