Agjencia ruse e lajmeve TASS, pretendon se ukrainasit kanë shkatërruar një urë mbi një lumë në Kursk të Rusisë.
Ura nën të cilën kalon lumi Seym, lidhë rajonin e Kurskut që kontrollohet akoma nga rusët më pjesët tjera që aktualisht janë nën kontrollin e ukrainasve.
Shkatërrimi i saj, sipas TASS-it që sponsoret nga Kremlini, e ka vështirësuar punën e evakuimit të civilëve. Ndërkohë, një evakuim masiv akoma po vazhdon në qarkun e Glushkovit, që jetojnë afro 20 mijë banorëve.
Në fillim të ditës së sotme u raportua për dëmtim të pjesshëm të urës në një sulm të ukrainasve. Jo zyrtarisht, raportohet se ura është sulmuar me raketa dhe më pas është shembur.
Deri më tani rusët dhe ukrainasit nuk kanë mbajtur qëndrime publike lidhur me këtë sulm, kurse javën e kaluar ukrainasit nisën ofensivën befasues në Kursk duke zënë ngushtë Kremlinin.