Rusia pretendoi se mbrojtja e saj ajrore pengoi gjashtë sulme me dronë ukrainas në Moskë dhe Gadishullin e Krimesë sot herët.
“Më 17 shtator, rreth orës 1:45 (me orën lokale), u pengua një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me dron ndaj objekteve në territorin e Federatës Ruse”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron ukrainas mbi rrethin Istrinsky të rajonit të Moskës, thuhet në deklaratë.
Një deklaratë e mëvonshme pretendon se katër dronë të tjerë ukrainas u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore në 35 minutat në vijim mbi brigjet veriperëndimore dhe lindore të Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.
Në orët në vijim, Kievi tentoi një tjetër sulm me dron ndaj objektivave në territorin rus. Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan dronin mbi rrethin Domodedovo të Moskës, tha më tej ministria.
Sulmet me dronë brenda Rusisë janë rritur në mënyrë dramatike muajt e fundit, ndërsa autoritetet ruse akuzojnë Ukrainën.