Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka pohuar se 170 mercenarë të huaj janë vrarë në Ukrainë gjatë 10 ditëve të fundit.
Ai i referohet atyre që luftojnë përkrah trupave ukrainase, megjithëse pretendimi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Shoigu tha se pushtimi i Rusisë do të vazhdojë derisa të përmbushen të gjitha qëllimet, të cilat përfshijnë heqjen e “kërcënimit për sigurinë e civilëve”.
Rusia ka pretenduar vazhdimisht dhe në mënyrë të rreme se Ukraina po kryen “gjenocid” kundër qytetarëve rusishtfolës në rajonin e saj lindor të Donbasit. /abcnews.al