Rusia tha sot se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan pesë dronë ukrainas mbi rajonin perëndimor të Smolensk dhe një mbi rajonin jugor të Krasnodarit.
Mbrojtja ajrore rrëzoi një dron ukrainas në rajonin e Krasnodarit rreth orës 08:00 GMT, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Rreth orës 09:00 Rusia rrëzoi tre drone mbi rajonin Smolensk dhe në orën 10:00 rrëzoi dy të tjerë mbi rajon, tha Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, tre persona u plagosën dhe një aeroport u detyrua të devijonte fluturimet për shkak të sulmeve me dronë ukrainas në territorin rus, tha një zyrtar rus.
“Këtë mëngjes, forcat ukrainase sulmuan rajonin e tregut qendror të Chebekino,” tha Vychislav Gladkov, guvernator i rajonit Belgorod në kufi me Ukrainën, duke shtuar se tre persona, përfshirë një grua, u plagosën në sulm.
Guvernatori i rajonit Bryansk, gjithashtu në kufi, njoftoi nga ana e tij një sulm me dronë shkaktoi dëme, por jo të lënduar.
Një dron ukrainas u rrëzua në rajonin e Krasnodarit, në Detin e Zi. Për shkak të këtij sulmi, aeroporti afër Soçit u detyrua të devijonte përkohësisht disa fluturime drejt aeroporteve të tjera.
Ura e Krimesë që lidh gadishullin, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, u mbyll gjithashtu për një kohë të shkurtër këtë mëngjes.