Ushtria ruse pretendon se rrëzoi 26 dronë ukrainas në dy orë në Krime, duke thënë se kishte penguar një “sulm terrorist” nga Kievi në gadishullin e pushtuar.
“Mbrojtja ajrore ruse shkatërroi 26 dronë mbi Krime”, tha ministria e mbrojtjes, pa dhënë asnjë tregues për dëme apo viktima.
Sipas deklaratës, dronët u rrëzuan mes orës 20:30 dhe 22:30 të mbrëmjes së sotme, sipas kohës lokale./abcnews.al