Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia pretendon se ka penguar një atentat ndaj kreut të Krimesë

schedule09:25 - 3 Korrik, 2023

schedule 09:25 - 3 Korrik, 2023

Forcat ruse kanë penguar një atentat ndaj kreut të Krimesë të mbështetur nga Moska, deklaroi Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB).

Raportet sugjerojnë se FSB ka arrestuar një shtetas rus, i cili ishte punësuar dhe trajnuar nga Ukraina për të vrarë Sergey Aksyonov, i cili ka drejtuar Krimenë në emër të Kremlinit që nga aneksimi i paligjshëm i tij në 2014, shkruan Sky News.

“Në qershor të vitit 2023, një agjent i një shërbimi të huaj inteligjent mbërriti në territorin e Republikës së Krimesë dhe filloi përgatitjet për të kryer një sulm terrorist, të cilin ai planifikoi ta kryente duke hedhur në erë makinën e kreut të republikës”, thuhet në njofitmin e FSB.

Ukraina ende nuk ka komentuar mbi akuzat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!