Rusia pretendon se ka marrë plotësisht në kontroll fshatin Pisky në rajonin e Donetskut. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar një deklaratë Ministria e Mbrojtjes në Moskë.
Reuters nuk mundi ta konfirmonte menjëherë raportin. Forcat ushtarake ruse, si dhe forcat e mbështetura nga Rusia, thanë se kishin kontrollin e plotë të Piskit më shumë se një javë më parë.
Po ashtu e njejta ministri tha se forcat ruse shkatërruan një sistem raketor HIMARS të SHBA-së pranë Kramatorsk, si dhe një magazinë kur ruheshin municionet raportoi Interfax.
/abcnews.al