Rusia pretendon se forcat ukrainase kanë goditur platformat e naftës pranë Krimesë

schedule13:41 - 20 Qershor, 2022

schedule 13:41 - 20 Qershor, 2022

Udhëheqësi pro-rus i Krimesë, Sergei Askyonov, ka akuzuar Ukrainën për një sulm me raketa në platformat e naftës në brigjet e gadishullit, sipas The Guardian.

Tre persona u plagosën dhe po vazhdojnë kërkimet për shtatë punëtorë të tjerë pas sulmit në platformat e Chernomorneftegaz, tha Askyonov në një postim në Telegram.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët tanë nga ministria e mbrojtjes dhe FSB (agjencia e sigurisë), dhe ne po punojmë për të shpëtuar njerëzit”, tha Askyonov.

Ai nuk specifikoi se cilat platforma ishin goditur, por kompania e naftës dhe gazit operon disa fusha gazi dhe nafte në Detin e Zi dhe në Detin Azov.

Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!