Rusia pret të korrë rreth 132 milionë tonë drithë këtë vit

schedule22:19 - 23 Gusht, 2024

schedule 22:19 - 23 Gusht, 2024

Parashikimi për korrjen e grurit në Rusi për këtë sezon është rreth 132 milionë tonë, tha këtë të premte Ministrja ruse e Bujqësisë Oksana Lut.

Fermerët rusë kanë korrur tashmë 78 milionë tonë drithë në vitin 2024, duke përfshirë gati 63 milionë tonë grurë, njoftoi Ministria e Bujqësisë në fillim të kësaj jave.

Eksportet ruse të grurit arritën në 54.1 milionë tonë në sezonin e mëparshëm bujqësor, nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2024.

Gjatë vitit bujqësor 2022-2023, Rusia eksportoi 60 milionë tonë drithë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!