Forcat ruse tani marrë kontrollin e plotë të qytetit Lyman në Ukrainën lindore, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan The Guardian.
Ditën e djeshme, Ukraina raportoi se Rusia kishte marrë në kontroll pjesën më të madhe të Lyman.
Luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase kanë vazhduar prej ditësh.
Në një deklaratë ditën e sotme, Britania e Madhe paralajmëroi se marrja në kontroll e qytetit do t’i jepte Rusisë “një avantazh në fazën e ardhshme të ofensivës së Donbasit, ku ajo ka të ngjarë të rrisë përparimin e forcave ruse në qytetet kryesore të kontrolluara nga ukrainasit në Donetsk Oblast, Sloviansk dhe Kramatorsk.
/abcnews.al