Rusia pranon për herë të parë vdekjet e ushtarëve në Ukrainë, por nuk jep shifra

schedule17:58 - 27 Shkurt, 2022

schedule 17:58 - 27 Shkurt, 2022

Për herë të parë, ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se ka ushtarë të vrarë në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.

Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë operacionit ushtarak” tha ministria e mbrojtjes në Moskë.

“Humbjet e pësuar nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”, thuhet në deklaratë, njofton BBC.

Presidenti i Rusisë, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Sot zyra e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski konfirmoi se një delegacion ukrainas do të takohet me zyrtarët rusë. Përmes një njoftimi në aplikacionin Telegram, zyra e presidentit njoftoi se të dyja palët do të takohen në një vend të paidentifikuar në kufirin bjellorus, por nuk dha ndonjë kohë të saktë për takimin.

Njoftimi nga Kievi erdhi disa orë pasi Rusia njoftoi se delegacioni i saj ishte nisur për në Bjellorusi në pritje të takimit. Fillimisht zyrtarët ukrainas kishin thënë se ishin gati për bisedime, por jo në Bjellorusi, një vend ku Rusia kishte dislokuar një numër të madh trupash para se të niste sulmin ndaj Ukrainës të enjten.

Zyra e presidentit Zelenski tha se presidenti Alexander Lukashenko i Bjellorusisë, një aleat i presidentit Putin, “kishte pranuar të garantonte që gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e vendosura në Bjellorusi do të mbeteshin në tokë, gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit pas të delegacionit ukrainas”.

/abncews.al