Rusia: Polonia nuk ka asnjë provë se raketa ruse ka shkelur hapësirën ajrore të saj

schedule07:55 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 07:55 - 30 Dhjetor, 2023

Polonia nuk ka paraqitur asnjë provë për një raketë ruse që ka kaluar kufirin e saj, pohoi i ngarkuari rus me punë në Varshavë, pasi u thirr për një shpjegim nga ministria e jashtme polake.

“Më dhanë një komunikim që përmbante një pretendim të pabazuar se gjoja në mëngjesin e 29 dhjetorit një objekt fluturues shkeli hapësirën ajrore polake dhe ekspertët polakë e identifikuan atë si një raketë të drejtuar ruse ”, tha diplomati Andrei Ordas për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti.

“Nuk është paraqitur asnjë provë. Kërkesa ime për një provë dokumentare të asaj që ishte përmendur në komunikim u refuzua”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!