Sipas një raporti të Interfax, ministria e financave po shqyrton përdorimin e aseteve digjitale për marrëveshjet ndërkufitare pasi vendi aktualisht ka akses të kufizuar në sistemet tradicionale të pagesave për shkak të sanksioneve, sipas mediave të huaja.
Në Rusi, prodhimi i kriptomonedhave tani përbën mbi 2% të konsumit kombëtar të energjisë elektrike, një sasi e madhe, më e lartë se ajo që i atribuohet industrisë bujqësore.
“Ideja e përdorimit të monedhave digjitale në transaksionet ndërkombëtare është në planet e afërta”, tha Ivan Chebeskov, kreu i departamentit të politikave financiare.
Zyrtarët rusë aktualisht po përpiqen të kuptojnë se si të përmirësojnë tregun e kriptove në vend dhe përdorimin e monedhave digjitale, me ministrinë e financave që kundërshton kërkesat e bankës qendrore për ndalimin total.
Pas luftës, shkalla e prodhimit ra në 4.55%, duke e vendosur vendin pas Kazakistanit, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Indeksit të Konsumit të Energjisë Elektrike të Cambridge Bitcoin.
/abcnews.al