“Rusia po përgatitet për të mobilizuar 300 mijë ushtarë”, Kremlini reagon pas deklaratës së Zelenskyt

schedule22:33 - 3 Prill, 2024

schedule 22:33 - 3 Prill, 2024

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov ka mohuar akuzat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se autoritetet ruse po përgatiten të mobilizojnë 300,000 njerëz deri më 1 qershor.

“Nuk është e vërtetë”, tha Peskov për Interfax.

Në një deklaratë për shtyp me presidentin e Finlandës, Zelensky tha më herët gjatë ditë së ësotme se Rusia po përgatitej të mobilizonte 300,000 trupa të tjera nga 1 qershori.

Duke iu përgjigjur gjithashtu pyetjeve të gazetarëve se sa rekrutë do të mobilizohen në ushtrinë ukrainase këtë vit, kreu i shtetit ukrainas thjesht vuri në dukje se “nuk na duhen gjysmë milioni”.

Presidenti finlandez Alexander Stub dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen afatgjatë të dy vendeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!