Rusia planifikon ndërtimin e më shumë nëndetëseve bërthamore

schedule22:08 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 22:08 - 11 Dhjetor, 2023

Rusia planifikon të rrisë flotën e saj të nëndetëseve strategjike, të afta për të nisur sulme me armë bërthamore, njoftoi të hënën Vladimir Putin , në një ceremoni nisjeje për dy nëndetëset e reja në Severodvinsk.

Në ceremoninë u vunë flamuri nëndetëset “Emperor Alexander III” dhe “Krasnoyarsk”, të cilat së shpejti do t’i bashkohen flotës ruse të Paqësorit.

Në të njëjtin kantier detar, që ndodhet rreth 1000 kilometra në veri të Moskës, në vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe tre nëndetëse strategjike të klasit Borei.

E kësaj klase është nëndetësja “Emperor Alexander III”, e cila është 140 metra e gjatë dhe e aftë të mbajë raketa balistike ndërkontinentale SS-N-32 Bulava.

Krasnoyarsk 130 metra i gjatë është një anije e klasit Yasen e pajisur me raketa kundër anijeve Oniks dhe raketa lundrimi Kalibr.

Sipas të dhënave, Rusia ka flotën e dytë më të madhe të nëndetëseve (70) në botë pas Kinës që ka 78./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!