Rusia është pezulluar nga Organizata Botërore e Turizmit, duke humbur kështu të drejtat dhe privilegjet e saj si pjesë e agjencisë së specializuar të Kombeve të Bashkuara.
Në mbledhjen e Asamblesë së parë të jashtëzakonshme të Përgjithshme të UNËTO-s , anëtarët diskutuan për pezullimin e Rusisë nga Organizata , siç u vendos nga Këshilli Ekzekutiv i UNWTO-së në mbledhjen e tij urgjente muajin e kaluar.
Delegacioni rus nuk pranoi të flasë për të mbrojtur pozicionin e tij, dhe në vend të kësaj njoftoi tërheqjen e tij nga UNWTO përpara se të zhvillohej debati.
Kuvendi votoi pro pezullimit, duke tejkaluar shumicën e kërkuar prej dy të tretash.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa tërheqja vullnetare hyn në fuqi vetëm një vit pasi një Anëtar dorëzon një komunikim zyrtar përmes kanaleve përkatëse.
Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO-së Zurab Pololikashvili tha: “Anëtarët e UNWTO-së kanë dërguar një mesazh të qartë: Turizmi është një shtyllë e paqes dhe miqësisë ndërkombëtare dhe anëtarët e UNETO duhet t’i mbështesin këto vlera ose të përballen me pasoja, pa përjashtime.
Kjo Asamble e Përgjithshme emergjente tregon se veprimet e Rusisë janë të pambrojtshme dhe në kundërshtim me vetë parimet e UNWETO dhe të qeverisjes ndërkombëtare./ABCNEWS.AL/