Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

schedule17:58 - 7 Prill, 2022

schedule 17:58 - 7 Prill, 2022

Rusia është pezulluar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, gjatë një votimi që u mbajt sot në Nju Jork.

Rusia u pezullua për shkak për shkak të raporteve për “shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut” nga ushtria ruse në Ukrainë.

Skynews raporton se 93 vende votuan pro pezullimit të Rusisë, 24 vende votuan kundër, ndërsa 58 vende abstenuan.

Para se të niste votimi,  ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” , duke iu referuar vrasjeve  të civilëve në qytetin e Bucha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!