Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi se ka penguar përpjekjen e inteligjencës së Ukrainës për të rrëmbyer avionin luftarak rus “Тu-22М3”.
Në një deklaratë nga shërbimi për media i FSB-së thuhet se “FSB pengoi operacionin e shërbimit special të Ukrainës për të rrëmbyer avionin bombardues strategjik ‘Тu-22М3’ të Forcave të Armatosura të Rusisë”.
Në procesin e përgatitjes së operacionit në fjalë është përfshirë edhe inteligjenca e vendeve të NATO-s, pretendohet në deklaratën ku theksohet se “Inteligjenca e Ukrainës ka kërkuar nga piloti që në këmbim të parave të ulë avionin në territorin e Ukrainës”.