Në një deklaratë të enjten, autoritetet ruse u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestat kundër luftës, shkruan CNN
“Në lidhje me përhapjen e thirrjeve për pjesëmarrje në trazira dhe mitingje në lidhje me situatën e tensionuar të politikës së jashtme, ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në protesta.”
Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se çdo kush që bëhet pjesë e organizimeve të tilla do të ndiqet penalisht.
Aktivistja e njohur ruse për të drejtat e njeriut, Marina Litvinovich, është arrestuar nga policia, pas thirrjeve për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska. Litvinovich shkroi në Telegram se ishte arrestuar teksa po dilte nga apartamenti i saj në Moskë.
Në një deklaratë, Litvinovich u bëri thirrje qytetarëve rusë në të gjithë vendin që të mos kenë frikë dhe të protestojnë kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
/abcnews.al