Rusia paguan shtrenjtë njohjen e Donbasit, Anglia “shkatërron” 3 miliarderët e vendirtsia

schedule16:31 - 22 Shkurt, 2022

schedule 16:31 - 22 Shkurt, 2022

Pas njohjes se rajonit të Dondasit nga Putin ditën e djeshme dhe pas dërgimit të trupave rusë në Ukrainën lindore, vendet perëndimore kanë nisur të vendosin sanksione ndaj Rusisë njëra pas tjetrës.

Mbretëria e Bashkuar  aplikoi sanksione kundrejt pesë bankave dhe tre miliarderëve rusë, shkruan BBC.

Kryeministri britanik  paralajmëroi deputetët për “një krizë të zgjatur”. Ai shtoi se “breshëria e parë” e sanksioneve do të zgjatej nëse situata përshkallëzohej më tej. BE dhe SHBA kanë vendosur gjithashtu sanksione.

Ndërkohë Gjermania pezulloi përkohësisht projektin e gazsjellësit nga Rusia “Nord Stream 2”.

Kancelari gjerman i ka kërkuar Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë cxertifikim i gazsjellësit për momentin.

“Dhe pa këtë certifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”

Scholzi vuri në dukje se masat e marra nga Rusia në lidhje me Ukrainën lindore përfaqësojnë ndryshimin e situatës. Prandaj, situata duhet të rivlerësohet, “veçanërisht në lidhje me Nord Stream 2”.

Për këtë shkak ai kërkoi nga Ministria e Ekonomisë që “të tërheqë te Agjencia Federale e Rrjetit raportin ekzistues për analizën e sigurisë së furnizimit”. Kjo procedurë është “hap i nevojshëm administrativ në mënyrë që të mos bëhet tani asnjë çertifikim i gazsjellësit”./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!