Sulmet ruse vazhdojnë në Ukrainë, me një të vdekur në Kherson, ku forcat ukrainase po përpiqen të zmbrapsin ushtrinë ruse.
“Që në orët e para të mëngjesit, ushtria ruse ka sulmuar rrethin Korabelny, Kherson”, shkroi në Telegram guvernatori i qarkut Oleksandr Prokudin, duke shtuar se një burrë 68-vjeçar u vra dhe një grua 54-vjeçare u plagos dhe është shtuar në spital.
Forcat ukrainase çliruan Kherson një vit më parë pas muajsh luftimesh, por ushtria ruse nuk ka ndalur bombardimet e qytetit, pothuajse çdo ditë.
Ushtria ruse vazhdon të kryejë bombardime gjatë natës. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, natën e së mërkurës deri të enjten, mbrojtja ajrore rrëzoi 16 nga 18 dronë rusë.
/abcnews.al