Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë/ Bombardime masive në 10 provinca, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule14:26 - 29 Mars, 2024

schedule 14:26 - 29 Mars, 2024

Sulmet ajrore ruse shkaktuan dëme të madhe në tre termocentrale në Ukrainë, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë në provinca të ndryshme të vendit, thanë autoritetet ukrainase, duke akuzuar Moskën për sulme barbare në rrjetin energjetik.

Moska kohët e fundit ka shtuar sulmet ajrore kundër Ukrainës, duke synuar kryesisht rrjetin energjetik të vendit, si shenjë hakmarrjeje për sulmet e Kievit në rajonet kufitare ruse.

Gjithsej dhjetë provinca të Ukrainës u vunë në shënjestër të sulmeve ruse. Tre termocentrale u dëmtuan rëndë, njoftoi kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë DTEK.

Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve të saj perëndimorë që të dërgojnë më shumë ndihmë dhe sa më shpejt. Por në Bruksel, si në SHBA, mosmarrëveshjet politike kanë vonuar dërgesat e armëve gjatë muajve të fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!