Rusia: Nuk ka asnjë perspektivë për ringjalljen e marrëveshjes së grurit

schedule12:47 - 19 Janar, 2024

schedule 12:47 - 19 Janar, 2024

Nuk ka asnjë perspektivë që marrëveshja e grurit të Detit të Zi të ringjallet, sipas një deklaratë të Kremlinit. Marrëveshja, e cila i lejoi Ukrainës të eksportonte në mënyrë të sigurt skadoi korrikun e kaluar.

Rusia u tërhoq, duke thënë se nuk mund të garantonte sigurinë e anijeve. Përpara se të niste lufta në shkurt 2022, Ukraina njihej si shporta e bukës së Europës për shkak të industrisë së saj të madhe bujqësore.

Lufta ndërpreu pothuajse një të tretën e tregut botëror të grurit, duke përkeqësuar një krizë globale të sigurisë ushqimore të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!