Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rusia nuk i vjedh fëmijët”, ish-këshilltari i Putinit reagon pas urdhër-arrestit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

schedule19:04 - 17 Mars, 2023

schedule 19:04 - 17 Mars, 2023

Gjykata Ndërkombëtare Penale është e papërgjegjshme, tha Sergei Markov, ish-këshilltar dhe zëdhënës i Vladimir Putin.

“Është një politikë e qeverisë ruse për të shpëtuar fëmijët, jo për të vjedhur fëmijët”, tha ai, duke iu përgjigjur urdhrit të gjykatës për arrestimin e Putinit për rrëmbimet e dyshuara të fëmijëve.

Ai pretendoi se fëmijët nuk u deportuan, por u zhvendosën brenda Rusisë, sepse Ukraina është pjesë e territorit rus.

Prindërit u lejuan të vizitonin fëmijët e tyre “çdo javë”, shtoi ai.

Ai tha se pret më shumë akuza nga ICC sepse është nën “kontrollin e plotë të Bashkimit Evropian” i cili do të vazhdojë të përhapë “lajme të rreme”.

Markov akuzoi Kievin për kryerjen e krimeve të luftës, pa dhënë prova.

Ndërsa një organizatë joqeveritare në Ukrainë ka vlerësuar se 700,000 fëmijë janë dëbuar në Rusi që nga viti 2014.

Midis tyre ishte një vajzë 15-vjeçare, e cila tha për Sky News, se ishte e ftuar në një kamp veror në Krime para se t’i thuhej se nuk do të shkonte në shtëpi.

Ajo u fut në një nga 100 autobusët me nga 30 deri në 40 fëmijë secili, të cilët pritej të këndonin himnin kombëtar rus dhe nuk iu lejuan ngjyrat e flamujve të Ukrainës në dhomat e tyre të gjumit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!