Rusia: Nuk është raportuar asnjë viktimë nga vaksinat tona

schedule16:23 - 9 Prill, 2021

schedule 16:23 - 9 Prill, 2021

Autoritet shëndetësor rus (Roszdravnadzor) njoftoi sot se nuk është raportuar asnjë vdekje pas vaksinimit me vaksina ruse dhe ato nuk japin më shumë se 0.1% efekte anësore.

“Ne jemi duke monitoruar vazhdimisht sigurinë e vaksinave Covid-19. Që nga fillimi, nuk kemi regjistruar një rast të vetëm të vdekjes që rezulton nga përdorimi i vaksinave ruse të koronavirusit, ndërsa frekuenca e efekteve anësore nuk kalon 0.1%,” tha kreu i Roszdravnadzor Alla Samoilova.

Samoilova vuri në dukje se ekspertët po hetojnë në detaje çdo rast të reaksioneve anësore që ndodhin pas vaksinimit.

Kreu i Roszdravnadzor gjithashtu tha se njerëzit e vaksinuar monitorohen gjerësisht për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, dhe se ka një regjistër të vaksinuar me të dhënat e të gjithë qytetarëve, të cilët kanë qenë të vaksinuar si dhe reagimet që kanë ndodhur pas vaksinimit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!